Të dashur lexonjës,
Gjatë këtyre muajve, Skifteri ka kaluar aq
bukur sa nipërit s`do e besojnë kur t`ua tregojë. Festa të çmendura, abuzime me
substanca dhe njerëz, koncerte disaditore, udhëtime në
Damask-Ramallah-Kashmir-Ishujt Senkaku-Abkhazi-Makhachkala
dhe perla të tjera të fshehura, pa harruar faktin që ka lexuar 1252.5 libra vetëm
në plazh, orët e para të mëngjesit.
Blogun e kishte
harruar fare, të jemi të sinqertë.
Deri pak para shtatorit…
![]() |
Pikturë nga ngjarjet e kohës, Jonathan Onufri |
Letrat shumëfishohen, revolta popullore
fillon të ziejë. Presioni
rritet, nuk ka më rrugë mbrapa.
Por Skifteri përton të shkruajë.
12 shtator – Skifteri gjen gomat e makinës
të çpuara dhe një letër me “Herën tjetër e ke radhën ti, shkruaj!”.
23 shtator – Merret peng një e dashur e
Skifterit. Skifteri nuk ndryshon mendim, kjo s`hynte as te të preferuarat
gjithsesi.
1 tetor – Skifteri gjen të ngrira dy
llogari në Qipro. Vidhet një Caravaggio në shtëpinë e tij.
12 tetor – Merret
peng një tjetër e dashur e Skifterit. Akoma numrat nuk duken substancialë,
Skifteri nuk dorëzohet.
16 tetor - Ditëlindja e Enverit. Të 11 veteranët e mbetur homazhe në varreza. Dashuri unanime.
16 tetor - Ditëlindja e Enverit. Të 11 veteranët e mbetur homazhe në varreza. Dashuri unanime.
24 tetor – Merren
peng edhe dy të tjera. Këtu Skifteri fillon të shqetësohet për nivelin e
stokut, numri s`është më dyshifror.
12 nëntor – Në
parlament hidhet ideja për një referendum. Le të
vendosë populli për rikthimin e Skifterit.
…
Duke mos patur asnjë shpresë për rezultate
të favorshme në referendum, Skifteri ngre flamurin e bardhë, deklaron
kapitullim pa kushte (asgjë nuk mori mbrapsht), dhe vendos të shkruajë përsëri.
U zgjatëm shumë se na u duk e drejtë që e
vërteta të dalë lakuriqe.
Ajo që donin të thonim ishte:
Në fillim të janarit fillojnë shkrimet në
këtë blog.
Stay tuned.
une ti kam ca gomat
ReplyDeleteProve
ReplyDeletefunksionon. Ideja jote u percoll qarte :)
DeleteE pranoj Skifter, gomat t'i shpova un: pjeserisht per revolte, pjeserisht se ajo makina jote parkon gjithmone ne vendin e gabuar. Hapi i ardheshem i imi do ishte te vrapoja nudo ne nje stadium gjate nje ndeshje te rendesishme futbolli (jo, jo ndeshje e Milanit) me te shkruar ne trup: SKIFTER YOU ROCK MY WORLD. Por me ndalove ne kohe. Plus u be dhe ftohte. Nejse, ideja eshte qe mireseerdhe. Mezi po pres te bashkejetojme cdo gje bashke me grupin e komentuesve lol
ReplyDeleteHahhahaha mire qe se paskam shktuar komentin tim t thjesht t mirseardhj sepse tedi e paska qare, do ma ngecte parc e mbrapc. gjithsesi hajt me krah t leta o skifter. Ishalla gjate e me ggjaaaaaat ksaj here.
ReplyDeleteI love you Skifter from the bottom of my heart...ti me ploteson mua...
ReplyDelete1 nga ato te 24 tetorit :)
ku skifteri??? <3
ReplyDelete