April 4, 2013

[Flora dhe Fauna] Kush ishte kafsha më e zgjuar?

Skifterse dhe skiftersa, lexonjës dhe ju që dëgjoni ata që lexojnë, jo se s'dini të lexoni po thjesht ju pëlqen ta dëgjoni nga goja e tjetrit, dje blogu shpërtheu nga shikimet dhe komentet. S'po flasim për e-mailet që reached maximum inbox size, i lamë lekët në Google duke blerë GBs. Shumë lexues ishin indiferentë ndaj politikës, thjesht ndalonin te Skifteri për të dhënë mendimin personal dhe pastaj të shikonin punën e tyre, por kurrë ndonjë post nuk ka pasur më shumë shikime. Skifteri u uron lexuesve të tij të pjellin sa më shumë që me kohën masa specifike e shqiptarëve që shqetësohen për të ardhmen të shtohet.

Tani, e-mail-et e fundit Skifteri po i lexonte gjatë një pushimi në Muzeun e Shkencës në Lisbonë, ku po zhvillohet një ekspozitë robotësh. Se çfarë lidhje ka Lisbona me robotët një Magelan e di, por ekspozita ishte spektakolare. Në qoftë se ju bie rruga mund të jetë 150-euroshi më i mirë që do shpenzoni.

Një robot për shembull.
Midis robotëve me aftësi nga më të ndryshmet të binin në sy robotët humanoidë, kryesisht japonezë, sigurisht. Është një obsesion të cilin njerëzit e kanë pasur që në lashtësi dhe i cili ka lindur bashkë me njeriun, muzikën dhe dëshirën për të fluturuar. Megjithatë Skifterit i duket i kotë. Më kot i shpjegonin japonezët Skifterit se sa i dobishëm mund të jetë një robot në shtëpi dhe kur Skifteri i pyeste pse duhet të ketë formë njeriu, japonezet bënin një fytyrë dhe më pak shprehëse nga ç'e kanë zakonisht. Mbase sepse në Japoni thuajse nuk bëjnë më fare fëmijë?

E kuptojmë fare mirë dobishmërinë e robotëve në automatizimin e proceseve të ndryshme dhe në ndihmesën që mund t'i japë njeriut në jetën e përditshme, por forma humanoide është qesharake (shihni robotin Emilio). Nëse kemi parasysh pastaj nivelin e inteligjencës artificiale çështja bëhet groteske. Thjesht marrim shembullin e kompjuterit shahist që mezi mund njeriun duke përdorur ndeshje shahu njerëzish nga e kaluara për të parë se sa patetikë janë. Le ta thonë hapur, duan të krijojnë një njeri? Është mëkati i arrogancës që te shkencëtarët manifestohet kështu, kurse te njerëzit e thjeshtë ajo mishërohet në njeriun ekspert, objektivi ynë për sot.

Njeriu ekspert nuk është ekspert në të gjitha fushat. Fushat më të zakonshme janë politika dhe futbolli. Në të shumtën e rasteve njeriu ekspert në politikë nuk ka marrë pjesë në asnjë mbledhje politike, nuk ka hyrë asnjëherë në sallën e parlamentit, nuk ka dëgjuar asnjëherë një mbledhje qeverie, por ka parë lajme, Opinion, Top Story, 4-5 pyetje nga Babaramo dhe merr rregullisht në telefon Bashkimin megjithëse u bënë vite që Teuta TV i ka shitur frekuencat.

Zakonisht eksperti i lë debatuesit të kacafyten në tavolinë dhe në fund ndërhyn për t'i vënë kapakun. Fjalitë e tij fillojnë me "S'është puna fare aty. E di ku është puna?". Idealisht bashkëbiseduesi duhet t'i thotë "ku është puna?" që ai të përgjigjet "puna është...". Mund të ketë dhe nisje të tjera të tipit "degjo, ka i gjo...", "komplikohesh kot, është shumë e thjeshtë...". Ai vjen gjithmonë i pajisur me statistika dhe fakte që ti s'i verifikon dot: "90% të njerëzve u ka ardhur në majë të hundës qeveria", "Filan politikan e ka pranuar vetë që...", "Po siguruan dhe 15.000 vota merr fund kjo punë".

Ekspertin në futboll e njihni të gjithë. Barkderr, hundlesh, kur luan vetë futboll është portier dhe topin e godet në majën e këmbës ose me të jashtmen. Nuk ka qenë asnjëherë në stadium, nuk ka parë me sytë e tij një stërvitje, s'ia ka idenë se ç'thuhet në dhomat e zhveshjes. Pas ndeshjes ama e ka në xhep përgjigjen pse ndeshja doli njish, dysh-dysh apo iks. Për ta futbolli është shumë i thjeshtë; në qoftë se bën pressing 90 minuta, e lu qondrën dhe jep 100% të maksimumit t'mundshëm.

Pastaj është eksperti i femrave. "Femra po i lëvizi sytë majtas-djathtas në lokal, po s`pati kaviljen e hollë, po foli/qeshi me zë të lartë, po po s`tentoi të paguajë, të paktën të tentojë a kupto etj etj, nuk është femër."  

Kur eksperti hapet dhe në fusha të tjera të jetës duhet të ndërhyjë shteti për sigurinë publike. Komshiu që e di veten hidraulik s'ka fundjavë mos të bëjë një riparim. Qëndroji larg kushëririt që e di veten mjek. Po të tha "është dorë me një", mos e merr. Dhe shembujt janë pafund.

Si përfundim, i dashur ekspert dhe jo vetëm, mëso politikë nga politikani, mëso futboll nga futbollisti, mëso mjekësi nga mjeku, mëso shkencë nga shkencëtari, mëso si bëhen njerëz nga Zoti... oops.

Gjeniu i vogël është shkencëtari japonez që punon për njeriun-robot. O shkencëtar japonez, në qoftë se do të bësh njeri gjej një grua dhe bëj fëmijë.

20 comments:

  1. Gjithcka e vertete por mbi te gjitha ajo puna femres:P

    ReplyDelete
  2. Ore ajo puna e femres eshte me verte ashtu, pse e keni thene me ironi?

    ReplyDelete
    Replies
    1. Kush nga ato? Ajo qe po s'pagoi ne lokal? :)

      Delete
    2. Jo jo. Kavilja eshte me e rendesishmja :))

      Delete
  3. Eksperti hidraulik: "per dy para punë me marr usta. Pse?!" :)

    ReplyDelete
    Replies
    1. He pra Tedi, jo po te marrim elektricist po na u dogj siguresa :P

      Delete
    2. S'eshte problemi aty, po jane nga ato njerez qe ci sheh syu i be dora:)

      Delete
    3. Nga Pg je ti vlla? :P

      Delete
    4. Jo me ishte gabim ortografik :)

      Delete
  4. Femra do siguri, po ia mbushe menien, mbaroi filmi

    ReplyDelete
  5. Eksperte meshkujsh: "Ai vdes per mu mi, kot ben si indiferent, e ka nga ego mashkullore, po ai thell thell do te martohet me mu. dhe me ate tjetren kot rri. do te me bej xheloze mua"

    ReplyDelete
    Replies
    1. Biles edhe kur po e bente me ate tjetren po me mendonte mua

      Delete
  6. Ekspert femrash: "Femra po sqe pak kurv ne shpirt, sja vle mo lla"

    ReplyDelete
    Replies
    1. Sje vlen per cfare Tedi?

      Se ka sh rendesi :)

      Delete
    2. kush e merr vesh boten e thelle te ekspertit te femrave. Un vetem referova se per vete s'jam ekspert i ndonjegjeje

      Delete
    3. Nigjo ktu ti lale. Ajo femra qe thu ti o vetem per dashnore e seks. Nusja nuk duhet te dije asigjo kshu se ne darke do puthi kalamojt:p

      Delete
    4. Punoke kamarier turni pare dmth hahahah

      Delete
  7. Eksperti ne politike: nuk bohet shqipria me shqiptaret

    ReplyDelete
  8. Kam lexuar disa dëshmi për një magjistar dashurie të quajtur DR DAWN se si ai ka ndihmuar shumë njerëz për të rikthyer ish të dashuruarit e tyre brenda 48 orëve, Sinqerisht, thjesht po mendoja nëse kjo ishte e vërtetë dhe nëse ky njeri mund të ndihmonte vërtet të kthente të dashurin tim të cilin Unë dua shumë. Vendosa të kontaktoj sepse e dua shumë të dashurin tim dhe kemi nja dy muaj që jemi ndarë. Më ka marrë shumë malli për të, kam provuar të gjitha mënyrat e tjera për ta rikthyer, por nuk kam mundur. Unë kontaktova me DR DAWN dhe ai më tha se ish-i im do të kthehet tek unë në 48 orët e ardhshme.
    Për habinë time, ish i dashuri im u kthye pikërisht pas 48 orësh, e gjitha kjo falë Dr DAWN,
    Ai gjithashtu mund t'ju ndihmojë me
    *Spell për të mbetur shtatzënë.
    *Magji për t'u ribashkuar.
    *Shëroni çdo sëmundje.
    * magji për fat të mirë.
    *Magji për pasuri.
    Dhe të tjerët.
    Kontaktoni me të përmes: dawnacuna314@gmail.com
    Whatsapp: +2349046229159

    ReplyDelete