Mungesa ka qenë gërryese, Skifterin e ka marrë malli madje madje edhe për tipat që përsërisin batutat e Portokallisë dhe/ose Pallatit 176. E dimë që disave tani u erdhi ajo ndiesia në stomak sa imagjinuan këta individë, po malli është mall. Hello Lazarat City meqë ra fjala.
Si fillim puthje&përqafime për të gjithë lexuesit.
Jo, heqim meshkujt. Dhe femrat jo në formë.
Skifteri është shumë i lumtur të rihapë zemrën me publikun nëpërmjet blogut, sidomos sepse në jetën reale zgjedh prakticitetin, s`ka kohë për introspek…intospreks…int…e nejse, e ke parasysh kur rri mendon për veten, nga brenda dmth, edhe kshu.
***
Tani, e keni parasysh atë shprehjen e Groucho Marx “I don`t care to belong to any club that will have me as a member"?
Ashtu, futeni në xhep se do na duhet më vonë.
Skifteri është mahnitur gjithmonë, po gjithmonë nga meshkujt që zgjedhin të kalojnë jetën me një “gocë të mirë” dhe ta komplementojnë atë me një dashnore, ose dy. Ku është kuptimi i kësaj? Je në rregull me botën? Si mund të jesh i plotësuar kështu?
Kjo nuk ndodh vetëm në Shqipëri, prandaj Freud s`mund ta linte pas dore si temë. Ky tipi tani i ka thënë personalisht Skifterit, gjatë një darke në Salzburg, që ekzistokërkërkësh një kompleks, Madonna/whore complex, që shpjegon shumë gjëra.
Një mashkull ushqen dashurinë e parë në jetë ndaj femrës së parë që njeh, që është e ëma. Si rrjedhojë, femra me të cilën do zgjedhë të ndajë jetën duhet të ketë sa më shumë cilësi të ngjashme me të dhe shpesh kështu ndodh.
![]() |
Foto e Skifterit në Lhasa, 2001. |
Tani, personat që e kanë të theksuar kompleksin që përmendëm, e kanë të vështirë të tërhiqen dhe të plotësohen seksualisht me bashkëshorten, të cilën e kanë zgjedhur sipas modelit në kokë, por këtu qëndron edhe problemi. Gruaja ngjan me mamin, të kujton mamin dhe – këtu Freud e shkel çik – në subkoshiencë seksi me të të duket incest.
Rezultati? Jetë seksuale skandaloze => kërkim për dashnore. Nga ana tjetër, një grua e pakënaqur => kërkim për dashnor.
Te njerëzit që kanë këtë kompleks, problemi më i madh është se ndajnë femrat me thikë në dy kategori, goca e mirë ose kurva.
Gocën e mirë e admiron, e dashuron se ka vlerat që ti ke kërkuar te një partner, por tërheqja seksuale është afër zeros. Kurva, nga ana tjetër, është për tu përbuzur, por ama seksualisht…
Dhe këtu vijmë te një çun që, pavarësisht asaj që do të transmetojë në dukje, nuk përballon dot një femër që është e kompletuar, e kujdesshme, me vlera, por e jashtëzakonshme në shtrat. Këtë s`e kategorizon dot ky tipi, kurvë apo bashkëshorte potenciale?
Më mirë një femër të nënshtruar, jo shumë të pavarur, si mami, dhe një dashnore për kompletim.
Morali i kësaj?
Skifteri s`merret me moral absolut, thjesht hap tema. Dhe asaj shprehjes në fillim gjejani vendin vetë.
PS: Ku fundi i marrëzisë?
Gjeniu i vogël: Wherever you go, there you are.
Ti skifter e ke zgjidh, i trajton t gjitha si kurva, apo jo?
ReplyDeleteCik i pabesueshem si shpjegim, po Skifteri shume argetus!
ReplyDeleteTe gjithe cunat e kane kete max shtiren
ReplyDeleteNuk e kane te gjithe cunat; ka plot cuna te hajrit e mendjehapur ne thelb (jo mendjehapur ne siperfaqe sic ka dale moda te jene te gjithe); fajin e kane famerat qe nuk dine te zgjedhin dhe vdesin te kategorizohen
ReplyDeleteMe fal te gjithe cunat shqiptare
ReplyDeletePo dhe une per Shqiptaret e kisha qe ka dhe pak perjashtim mes tyre, se me te huajt ka fusha te gjera plot :)
ReplyDeleteAthere ma prezanto mu 1 nga kta :)
ReplyDeletevaret sa mendjehapur je ti anonymous
ReplyDeleteNuk kuptoj shenimin ne fund?!
ReplyDeletee keqja eshte se edhe kur ke arritur raportin perfekt ne cift, nuk eshte pasioni dhe terheqja qofte mashkulli apo edhe femra e kompletuar.
ReplyDeleteshkurt, njeriu eshte i pakenaqur gjithmone, do te ndjeje mungesa dhe do te ndihet i paplotesuar. Puna eshte qe niveli i te ndjerit boshllek te jete sa me i vogel
Jo sjam dakort fare me kete. Ka plot cifte qe njof qe ndihen te plotesuar me njeri tjetrin dhe jane te lumtur, nga na doli kjo qe gjithe njerezit jane te pakenaqur?
DeleteMos me thene qe une jam vet ne nje raport te shkelqyer prej disa vitesh, pasioni seshte ai i fillimit po kjo eshte normale, po jam komplet e plotesuar
DeleteArtikulli i radhes i Skifterit: 26/10/2017 :)
ReplyDeleteHahahhahahaa, Skifteri je gjigand. Nuk besoj t'a kene kuptuar shume veta ate punen e mallit dhe Lazaratit....
ReplyDeleteSkiftero, mos esht nard ndoka gjeniu i vogel ?! :D
ReplyDeleteKam lexuar disa dëshmi për një magjistar dashurie të quajtur DR DAWN se si ai ka ndihmuar shumë njerëz për të rikthyer ish të dashuruarit e tyre brenda 48 orëve, Sinqerisht, thjesht po mendoja nëse kjo ishte e vërtetë dhe nëse ky njeri mund të ndihmonte vërtet të kthente të dashurin tim të cilin Unë dua shumë. Vendosa të kontaktoj sepse e dua shumë të dashurin tim dhe kemi nja dy muaj që jemi ndarë. Më ka marrë shumë malli për të, kam provuar të gjitha mënyrat e tjera për ta rikthyer, por nuk kam mundur. Unë kontaktova me DR DAWN dhe ai më tha se ish-i im do të kthehet tek unë në 48 orët e ardhshme.
ReplyDeletePër habinë time, ish i dashuri im u kthye pikërisht pas 48 orësh, e gjitha kjo falë Dr DAWN,
Ai gjithashtu mund t'ju ndihmojë me
*Spell për të mbetur shtatzënë.
*Magji për t'u ribashkuar.
*Shëroni çdo sëmundje.
* magji për fat të mirë.
*Magji për pasuri.
Dhe të tjerët.
Kontaktoni me të përmes: dawnacuna314@gmail.com
Whatsapp: +2349046229159