Zoti Skifter,
A mendoni se me botimet e fundit Shqiperia ka bërë një hap cilësor në botën e penës?
Me sinqeritet,
A.D.
Ka njerëz që kur shohin diçka të çuditshme, ngrenë njërën vetull në mënyrë edhe më të çuditshme. Por Skifteri nuk bën nga këto gjeste. Ai thjesht mendoi: A.D.... të jetë mashkull apo femër? Nëse është femër, të jetë ndonjë farë femre? Nëse është ndonjë farë femre, të jetë ndonjë qefleshë? Dhe nëse është qefleshë çne që na pyet për libra? Dhe a ekziston një femër që t`i ketë të dyja këto? Nqs po, ku është?
Pyetje ekzistenciale që kanë torturuar njerëzimin për shekuj...
Nejse, ju e dini që Skifteri s'bën dallime dhe e pranoi sfidën. Ku paskemi qënë gjatë gjithë këtij katapultimi? Prandaj, kapëm tre pena të rënda të Shqipërisë që të mos kemi diskutime më vonë.
Pena I
Blendi Fevziu me biografinë e Enver Hoxhës. Një libër prej 400 faqesh, 25 kapitujsh dhe 62 figurash. Me mbi 50 dëshmitarë, 12 recensorë (numër dishepujsh ky) dhe mbi 10 kolegë që kanë ndihmuar. Goxha projekt...
E megjithatë nëse libri do të titullohej "Krimet e E.H." mesiguri që do të shkaktonte te lexuesi efektin "wow". Nëse dikush do të mësojë për jetën dhe veprimtarinë e diktatorit do mbetet shumë i zhgënjyer. Në kopertinë trumpetohej një biografi e bazuar mbi arkivin personal të diktatorit, kurse në të vërtetë 99% të librit e përbën biografia e viktimave të regjimit dhe mënyra si e kanë përjetuar dënimin, 1% përpjekjet e diktatorit për të dënuar sa më shumë njerëz. Është si të lexosh në një biografi të Jul Çezarit rrëfimin e ushtarit Liviu Tiberius: "Mbajta anën e Pompeit dhe nuk ma fali kurrë gabimin... Kushtet në birucë janë si mos më keq...". Asnjë analizë e ngjarjeve politike, prishja me Jugosllavinë, me Bashkimin Sovietik, me Kinën, intrigat në qarqet e larta, asgjë. Për më tepër, që të eleminosh një, duhet të bësh aleancë me dhjetë. Ku janë këto? Kurse në libër duket sikur Enveri është ai personazhi negativ në filma për fëmijë, i cili thjesht do të bëjë keq, pa asnjë qëllim, thjesht është shumë, shumë i lig. Dhe komplet i çmendur, një sociopat dhe kaq. Kaq e thjeshtë është? Kë ke target si lexues Blendo, adhuruesit e telenovelave?
Pastaj, libri është shkruar me një frymë aq sa arrin të gjesh një gabim në çdo dy faqe. Me gjithë ata recensorë... sikur t'ia kishte dhënë Drinit për gabimet ortografike... Nejse, u falet, është shkruar në periudhë vere, me gjithë pushimet në mes. Po ç'kusur kishte Skifteri thuaj.
![]() |
Një nga recensorët në prezantimin e librit të Blendit. Në sfond kritikë të shumtë. |
Pena II
Disi më modest Mustafa Nano që ndoshta duke u ndjerë në periferi te vëmendjes vendosi dhe ai të shkruajë libër. Unë jam Gegë. Këtij titulli një X shqiptar mund t’i përgjigjej: „Kurse unë jam nga Tirana, gëzohem!”. Por ja që njerëzit duan polemikë dhe debati i Facebook-ut u transferua në TV. Dhe autori detyrohet t’u shpjegojë librin audiencës dhe të ftuarve, gjysma e së cilëve nuk e kishin lexuar, por gojën e kishin brisk. Një shkrimtar i madh apo i vogël nuk thotë kurrë „me këtë libër kam dashur të them se...”. Në qoftë se do të dish çfarë është dashur të thuhet, lexo librin. Po të thuhej me një fjali nuk do shkruheshin 300 faqe. Por mbase ideja e librit ishte aq e thjeshtë saqë autori mund të ishte kufizuar dhe me një status të thjeshtë në Facebook.
![]() |
Libri i Muçit nuk hiqet nga dora. |
Pena III
Last but not least, Ben Blushi me Shqipërinë. Bukur, bukur, po aty Skifterin e zuri gjumi se Beni e kishte marrë me shuuuuu...uuuuumë nge.
Si përfundim duhet ta pranojmë, diçka-diçka po lëviz.
Kështu pra zonjusha A.D... 22:00 - 23:00 e ka Skifteri orarin e vizitave. Astenersi perditempo, siç thotë neolatini.
Gjeniu i vogël: Milani nuk po lufton për vendin e tretë sepse ka plan që të hyjë në Champions si skuadra kampione.
Kshu je i hapur 24 ore ti ska nevoje per orare.....
ReplyDeleteSa per info; AD eshte DJ me fame kombetare Ad Disha.
ReplyDeleteSkiftero po nga doli Muci shkrimtar mor burre
ReplyDeleteUne per vete s'lexoj me shqiptar. jam betuar
ReplyDeleteSe di pse , po ky orari i takimeve te tua Skifter me kujton orarin e pritjeve te Roccos. "oooo welcomeee" :) (me te digjume e kam).
ReplyDeletedhe per t'iu rikthyer temes se sotme, panvaresisht se i adhuroj temat e tua te zakonshme, me pelqen qe po eksperimenton dhe me kritiken letrare. Kujt ja merrte mendja se Skifteri edhe lexon ne kohen e lire :). Madje guxoj te shkojme dhe me larg: hapim nje book club brenda Skifterit. Propozoj si liber te pare Twilight, se e di qe je pak mazokist :)
ReplyDeleteShiko shiko c'u beka ktu, nje mori temash, qe nga librat tek oraret... vetem tani pata shanc ti lexoj, fluturon koha ne ditet e sotme... dhe skifteri avash avash e ka kaluar nje vit ne treg, dhe pse me suspansa... edhe 100 skifter, si fillim urimin "te te komentofshin gjithe dynjaja", pastaj realizime publikimesh voluminoze etc... gjera te medha dmth.
ReplyDeletepuq puq
Kam lexuar disa dëshmi për një magjistar dashurie të quajtur DR DAWN se si ai ka ndihmuar shumë njerëz për të rikthyer ish të dashuruarit e tyre brenda 48 orëve, Sinqerisht, thjesht po mendoja nëse kjo ishte e vërtetë dhe nëse ky njeri mund të ndihmonte vërtet të kthente të dashurin tim të cilin Unë dua shumë. Vendosa të kontaktoj sepse e dua shumë të dashurin tim dhe kemi nja dy muaj që jemi ndarë. Më ka marrë shumë malli për të, kam provuar të gjitha mënyrat e tjera për ta rikthyer, por nuk kam mundur. Unë kontaktova me DR DAWN dhe ai më tha se ish-i im do të kthehet tek unë në 48 orët e ardhshme.
ReplyDeletePër habinë time, ish i dashuri im u kthye pikërisht pas 48 orësh, e gjitha kjo falë Dr DAWN,
Ai gjithashtu mund t'ju ndihmojë me
*Spell për të mbetur shtatzënë.
*Magji për t'u ribashkuar.
*Shëroni çdo sëmundje.
* magji për fat të mirë.
*Magji për pasuri.
Dhe të tjerët.
Kontaktoni me të përmes: dawnacuna314@gmail.com
Whatsapp: +2349046229159