Skifteri për momentin ndodhet në Juba, duke dhënë maksimumin për gjetjen e një zgjidhjeje afatgjatë të konfliktit këtu. Situata duket e ndërlikuar, por po të na frikësonin sfidat s`do ishim këtu por në Isla Mujeres si çdo fillim shkurti.
Sot do e bënim pushim, por jo më larg dhe as më afër se dje kemi marrë 1.22 milion emaile që akuzonin blogun për përcjelljen e një fryme cinike. Drejtësia duhet vendosur në vend, këto janë aludime të pabaza madje madje biles biles është montazh.
Me sinqeritetin dhe përulësinë e një murgu, Skifteri deklaron që kurrë nuk niset për të parë gjërat me negativitet, po rrugës se si rrokulliset mendimi...
Ja për shembull, ta bëjmë një provë, pa humbur kohë. Sepse koha është para. Kjo shprehje vlen për një pakicë, po kjo është temë tjetër.
Fillojmë një mendim çfarëdo:
Shqipëria vend fantastik. Klimë spektakolare, vende të virgjëra (se virgjërinë e kemi të shenjtë jo për gjë), njerëz të gjallë, pasionantë, të vërtetë. Pak të sofistikuar, po të vërtetë, nervi është nerv, e qeshura mbush lokalin...
Lokali, lokali, lokali...
Nejse, ptu ptu ptu larg cinizëm, vade retro.
Vazhdojmë. Ka lezet fakti që rrugët janë plot, por duhet thënë se ngjyrat shqiptarët nuk i durojnë dot, mbizotëron e zeza në veshje, ngjyrë e sigurt…
Edhe njëherë. I japim vetes edhe një shans.
Ka shumë vende, edhe disa kryeqytete europiane, të cilat janë thjesht të vdekura shumicën dërrmuese të kohës, njerëz të plogësht, rrugët bosh, jeta shumë e programuar, ditët e javës duket sikur s`jetohet, e diela është edhe më e shëmtuar se në Tiranë.
Në Tiranë mbizotëron relaksi dhe për këtë nuk mund të ankohesh…
Po le ta bëjmë gjithsesi, boll u fshehëm. Nuk ka popull më pasiv, me ritëm më të ngadaltë jete, më dembelë se ne. Thjesht nuk ka. Maksimumi barazim. Dhe nuk po flasim për efektet e papunësisë. Të pasur, të varfër, shtresë e mesme, s`ka rëndësi. Vegjetim total, përtesë, kafe disaorëshe, rri dhe prit vdekjen.
Shkëmbim idesh rreth temës “1.2 benzinë vs 1.9 naftë”. Në Shqipëri, çdo tavolinë, me ligj, është e detyruar të ketë një xhup lëkure. |
Të thuash që janë njerëzit më me ngjyra në botë dhe temat në tavolinë s`kanë të sosur nuk ta nxë goja, të thuash që s`ke çfarë bën tjetër është t`i biesh shkurt. Ku qëndron problemi?
Thjesht jemi kokrra përtacësh, çdo punë mund të shtyhet, këtu jemi, pastaj me çunat s`jemi parë fare u bë dy ditë, kushedi sa gjëra kam humbur, pastaj jemi qenie sociale për tu patur zili, jo po si andej nga Amerika ku izolohen, prandaj çfarë s`ndodh andej…
Tani, qëllimi i gjithë kësaj ishte kjo:
E keni parasysh që thonë që duhet të bësh atë që di të bësh më mirë? Ashtu, ne këtë kemi, hajde të bëhëmi numri 1 në botë.
Le t`i vëmë vetes një objektiv të prekshëm. Skifteri sugjeron Jemenin. Aty duhet të arrijmë brenda pesë vjetësh. Në Jemen edhe protestat që u frymëzuan nga pranvera arabe shuheshin nga dreka, sepse thuajse gjithë populli konsumon (mban në gojë) një lloj droge që quhet qat, tradicionalisht. Nga ora 1-2 harrohej fare protesta, vinte gjumi, gjehej një vend me hije dhe çunat e Jemenit çlodheshin se protestë ka prapë nesër.
Cmirë e zezë, ë?
Mos u pezmato shqiptar, mos e lësho veten. Nuk ka gjë që nuk arrihet me pak vullnet, nuk është kurrë vonë, kështu që legalizojmë barin si fillim, mjaft më me çunat të strukur nëpër hyrje lagjesh, jo më shumë se 25 orë pune në javë, e drejtë pushimi kur bie shi ose ka trafik Rruga e Kavajës, futja e të gjitha feve festat e së cilave nuk koinçidojnë me Krishtlindje, Pashkë, Bajram, Nevruz.
Ja pra, u faktua që Skifteri jo vetëm që vë në dukje anët pozitive të njerëzve dhe ngjarjeve, por mbështet zhvillimin e këtyre aspekteve me ide dhe energji të pashtershme.
Siç thotë anglosaksoni, lec mejk dhis hepën.
Fundjavë fantazmagorike thuajse të gjithëve. Përqafime sikur të mos kishte të nesërme për një pakicë që Skifteri ka në mendje. E dini vetë ju kush jeni.
Gjeniu i vogël: Këto plehrat që shërbejnë në pube s'i pi se i kam me merak. Vetëm raki, gjo e pastër.
Keto perqafimet e leshuara ne tym i ke fiksim ti...
ReplyDeleteHahahh ja e morem dhe nje info per jemenin qe otherwise sdo e dinim :)
ReplyDeleteE di qe eshte thene edhe ne artikull, po me verte qe s'ke ca ben tjeter, ku ta kalosh kohen tjeter?
ReplyDeleteSkiftero ca i boke ashashit ti
ReplyDeleteCik ndryshim ka, mos ta mohojme, po prape flasim per nje pjese te vogel. Njerezit nuk kane aspirata, jane te dorezuar, prandaj eshte kjo gjendje qe eshte.
ReplyDeleteKam lexuar disa dëshmi për një magjistar dashurie të quajtur DR DAWN se si ai ka ndihmuar shumë njerëz për të rikthyer ish të dashuruarit e tyre brenda 48 orëve, Sinqerisht, thjesht po mendoja nëse kjo ishte e vërtetë dhe nëse ky njeri mund të ndihmonte vërtet të kthente të dashurin tim të cilin Unë dua shumë. Vendosa të kontaktoj sepse e dua shumë të dashurin tim dhe kemi nja dy muaj që jemi ndarë. Më ka marrë shumë malli për të, kam provuar të gjitha mënyrat e tjera për ta rikthyer, por nuk kam mundur. Unë kontaktova me DR DAWN dhe ai më tha se ish-i im do të kthehet tek unë në 48 orët e ardhshme.
ReplyDeletePër habinë time, ish i dashuri im u kthye pikërisht pas 48 orësh, e gjitha kjo falë Dr DAWN,
Ai gjithashtu mund t'ju ndihmojë me
*Spell për të mbetur shtatzënë.
*Magji për t'u ribashkuar.
*Shëroni çdo sëmundje.
* magji për fat të mirë.
*Magji për pasuri.
Dhe të tjerët.
Kontaktoni me të përmes: dawnacuna314@gmail.com
Whatsapp: +2349046229159