February 18, 2014

[Mitologji] The Union

Vitet 2007-2009 kanë qenë pa dyshim vitet më të vështira për Shqipërinë që nga viti 1997. Me një ekonomi që çalonte, me një maxhorancë që nuk mbajti dot premtimet elektorale dhe me një opozitë ende të pakonsoliduar për të mbrojtur të drejtat e qytetarëve, Shqipëria po drejtohej me 200 km/h drejt greminës. Situata politike gjithnjë kishte qenë e tillë por kurrë si në ato vite qytetari nuk ishte kaq i vetmuar...

Në maj të vitit 2007, dy gjigandët e mediave ranë dakord për shitjen e frekuencave të Teuta TV boom-it të ardhshëm UTV. Bashkë me transferimin e shumës marramendëse prej dymbëdhjetë mijë e dyqind e dyzet e katër euro, emisioni 10 vjeçar "Koha për tu zgjuar" ose si njihet ndryshe "Një kafe me Bashkimin" pushoi së ekzistuari (për dy vjet).

Me një titull në stil tabloido-rilindas "Koha për tu zgjuar" nuk ishte thjesht një zile për të vajtur në punë, ishte një thirrje e ngjirur për zgjimin e popullit shqiptar. I lindur si fillim për hallet dhe problemet e Durrësit, Shkozetit dhe Qafzotajt, emisioni u shndërrua në një kanal shkarkimi për presionin, tensionin dhe stresin e një populli të tërë. Një valvul për mbarëvajtjen e shoqërisë. Vetëm dy persona. Gjithë stafi i emisionit mund të transportohet me një Smart. Kjo është të jesh brilant. Në qoftë se kamerën e sjell një shok pastaj... Bashkimi, i cili me fytyrën e tij babaxhane gjykonte më drejt se një plak i urtë, arriti performancën e paarritshme duke u dhënë të drejtë të gjithë telefonuesve. Me një akrobaci moderatori të lindur arrinte të frenonte vrullin e shthurur të militantëve, ndërsa kur biseda degjeneronte në sharje me emra të përveçëm biseda ndërpritej sa ngre dhe ul gishtin. Në fakt i duhen njohur merita edhe operatorit. Nuk është e lehtë të inkuadrohen të gjitha situatat, gjestet dhe shprehjet e fytyrës versatile të Bashkimit. Rezultati? Një emision dinamik, befasues dhe i gjithi për tu ndjekur deri në orën 09:00.

Shpeshherë, emisioni ka rënë pre e zilive dhe e përbuzjeve të talk-shows moderne dhe gazetarisë në përgjithësi. Motivacioni kryesor ka qenë thjeshtësia e strukturës së emisionit. "Një emision si ai e realizojmë kur të duash". Dhe prapë, asnjë emision i ngjashëm me të nuk është nisur në media. Para rihapjes së tij në vitin 2009 tek News24, ka ekzistuar një përpjekje e dëshpëruar në TV Klan me “Thuaja Kelit". Një fiasko. Emision i ngathët dhe anonimati nuk garantohej. Dhe sa e sa përpjekje të dështuara.

Atëherë cili është sekreti? Është një kompleks faktorësh shumë i vështirë për tu shpjeguar. Mbase duhet brisku i Occam. Ndonjëherë njerëzit kërkojnë tek e vështira për të gjetur të lehtën. Ndonjëherë punojnë shumë për të prodhuar pak. Ndonjëherë shkojnë shumë larg kur rezultati është mjaft pranë. Ndonjëherë godasin fort për të hapur një kuti të dobët. Ndonjëherë... harrojnë... që duhet një durim stoik, një qëndrim peshoreje, një falje hyjnore, një qetësi olimpike për të mos u thënë njerëzve: “Mirë, boll fole tani se na çave *****" dhe mbyllje telefoni. Për këtë, për librin "Heronjtë e viagrës”, për intervistën me Jezusin, zgjidhjen e krizës financiare, zgjidhjen e paradoksit të gënjeshtarit dhe gjetjen e kurës kundër kancerit në pankreas, më 30 qershor 2010 Presidenti i Republikës z. Bamir Topi i akordoi z. Bashkim Hoxha titullin MJESHTER I MADH DHE I MIRË.
Rimishërimi i Faik Konicës, Bashkimi di çdo hall të çdo njeriu që zgjohet para orës nëntë.

Pjesë nga fjalimi i Bashkimit gjatë ceremonisë:
We are Anonymous. We are Legion. We do not forgive. We do not forget. Expect us. Dhe kto kanalizimet n`Durrs mooo, problem i modh.

Gjeniu i vogël janë 99% të telefonatave te Bashkimi me tre hapa:
1. ”Bashkimo, po këta plehraaat e ndyraaa...”
2. Mbyllje e telefonit.
3. “Nuk kemi pse të kalojmë në sharje dhe fyerje, ky është një emision që duhet të reflektojë vlerat qytetare. Presim një tjetër telefonatë. Alo...”



13 comments:

  1. Ti ne ate ore shkon ne shpi, dyshoj ta kesh degjuar ndonjehere bashkimin...

    ReplyDelete
  2. Skiftero me tshqetesu dhe bashkimi ty tkam pa :)

    ReplyDelete
    Replies
    1. Prit ndonje dite nje artikull ku te shaje veten se asgje si pelqen.....

      Delete
  3. Welcome back Skiftero, mungese e gjate por rikthim i kendshem :)

    ReplyDelete
  4. keni per ta kerkuar bashkimin dhe sdo ta gjeni :))))

    ReplyDelete
  5. Ca kujtimesh teuta tv hihihi

    ReplyDelete
  6. haha mund ta bejne emisionin dhe me studio portable, live nga lazarat city psh (meqe skifteri e pershendeti ne vecanti tek posti pare per ket sezon), brenda nje smarti. Btw, nga i mer gjithe keto info ti?

    ReplyDelete
  7. Une gjithmone kam pertuar te komento,j por me duhet te them qe kush shkruan ketu ka my utmost respect.

    ReplyDelete
  8. Pjesa e fjalimit ne fund zbulon bindjet politike te tua :)

    Good writing

    ReplyDelete
  9. Bashkimi, pavaresisht se primitiv, eshte emisioni me i ekuilibruar dhe objektiv ne Shqiperi, pa axhende personale per ndonje parti, kushdo mund te beje telefon, shume me mire se Fevziu dhe Balla bashke.

    ReplyDelete
  10. Kam lexuar disa dëshmi për një magjistar dashurie të quajtur DR DAWN se si ai ka ndihmuar shumë njerëz për të rikthyer ish të dashuruarit e tyre brenda 48 orëve, Sinqerisht, thjesht po mendoja nëse kjo ishte e vërtetë dhe nëse ky njeri mund të ndihmonte vërtet të kthente të dashurin tim të cilin Unë dua shumë. Vendosa të kontaktoj sepse e dua shumë të dashurin tim dhe kemi nja dy muaj që jemi ndarë. Më ka marrë shumë malli për të, kam provuar të gjitha mënyrat e tjera për ta rikthyer, por nuk kam mundur. Unë kontaktova me DR DAWN dhe ai më tha se ish-i im do të kthehet tek unë në 48 orët e ardhshme.
    Për habinë time, ish i dashuri im u kthye pikërisht pas 48 orësh, e gjitha kjo falë Dr DAWN,
    Ai gjithashtu mund t'ju ndihmojë me
    *Spell për të mbetur shtatzënë.
    *Magji për t'u ribashkuar.
    *Shëroni çdo sëmundje.
    * magji për fat të mirë.
    *Magji për pasuri.
    Dhe të tjerët.
    Kontaktoni me të përmes: dawnacuna314@gmail.com
    Whatsapp: +2349046229159

    ReplyDelete