February 20, 2014

[Anatomi] Uri Minzok

Lexonjës pasionantë,

E mbani mend historinë e mbetjeve kimike siriane? Normal që po, e paharrueshme si puthja e parë.
Për Skifterin ishte një nga gjërat më të bukura të 2013, populli në revoltë spontane, mijëra facebook cover photos kundër importimit të mbetjeve në Shqipëri, shoqëria civile aktive, protesta të paorganizuara nga ndonjë fuqi politike, shqiptarë të irrituar për të ardhmen e fëmijëve të tyre, të gjithë vendit…

Shqiptarë largpamës për t`i rënë shkurt. Shqiptarë që ngritën zërin për të mirën e përbashkët.
Tani, po të ishte thjesht një post për mbetjet kimike do e mbyllnin këtu, por redaksia na kërkon edhe dy paragrafë, kështu që të mendojmë negativisht që mendimi të rrjedhë vetë si Shkumbini në dimër. Mbase jo këtë dimër, po ka patur vite që edhe ka rrjedhur.

Po flisnim për popullin tonë që për një moment na mbushi me shpresë për të ardhmen. Bravo, ky është sensi i komunitetit.

Vetëm se duke menduar këto sheh njërin nga këta, me status facebook-u me katër pikëçuditëse kundër mbetjeve, duke hedhur plehrat e veta nga ballkoni, qesen e paketës në rrugë, gjithë mbeturinat e piknikut në Dajt, etj.

I njëjti shqiptar i revoltuar nuk do e vriste mendjen në qoftë se komshiu i tij do e kishte shtëpinë plot me mbetje kimike, mjafton që brenda shtëpisë së vet të jetë pastër. E njëjta gjë edhe me lokalet, të cilat kujdesen në mënyrë strikte vetëm për metrat katrorë që kanë paguar.

Po plehrat që digjen buzë rrugës afër Dhërmiut? Po ato të hedhura në rrugë?

Gjithsesi, ëndrra në sirtar e Camorra-s mbetet Shqipëria

Para ca kohësh, në Lushnje erdhën ca vullnetarë suedezë për pastrimin e qytetit dhe për sensibilizimin e publikut. Pamjet në lajme ishin fantastike. Gjithë qyteti në festë, ditë me diell, të gjithë nëpër trotuare duke parë të rinjtë suedezë duke pastruar, duke hedhur herë pas here edhe ndonjë filtër në cep për të parë aftësinë e nordikut në pastrim. Asnjë pikë sensibilizimi, asnjë nuk ndihmoi. Për qytetin e tyre, ku jetojnë po vetë. Maksimumi “bravo suedezi e, qysh e pastroi komplet e, pse s`i marrim çdo muaj ne këta e”.

Miopi tipike për shqiptarin kjo. E njëjta miopi kur kapin një vend pune me mik dhe ankohen për Shqipërinë. Për plehrat e njëjta gjë, ankohen dhe presin nga qielli.

Skifteri pra më në fund vjen me një mesazh kundër forcave të errëta që duan të na dëmtojnë:
Ne mund të kthejmë në një kosh plehrash këtë vend brenda 10 vjetësh, po të duam nuk riciklojmë kurrë, i djegim plehrat në rrugë dhe i hedhim nga ballkoni. Por janë plehrat tona. Nuk ka manipulues të na ulë kokën për të pranuar mbetje nga jashtë.

Emër mbiemër firmë – Shqiptari tipik X.

28 comments:

  1. Po kur trajton njerezit si plera dhe ankohesh ne nje blog per plerat quhet?

    ReplyDelete
    Replies
    1. un them se quhet :))))
      kush esht plera?

      Delete
    2. Quhet kur e lejon veten te trajtohesh si plehre :)

      Delete
    3. Quhet them dhe une:)

      Delete
    4. i bejme 10 000 "quhet" ne skifter?

      Delete
    5. Psh quhet nqs i jep policit 5000 leksh fallco per rripin :)

      Delete
    6. Le te behemi 10,000 anonima ne Skifter :p

      Delete
  2. Heeheh skiftero i drejte arsyetimi po me keto titujt na hoqe trurin :)

    ReplyDelete
  3. Skiftero shqiptari nuk eshte mesuar, se deri ne vitet '90 edhe te doje s'kishe plehra :)

    Jepi kohe popullit

    ReplyDelete
    Replies
    1. Welcome back Dionis. Se na cmenden Anonimet. A thua se po themi ndonje gje te pathene :)

      Delete
    2. Tedo, mbase Skifteri duhet te shpjegoje qe per te patur nje nick nuk ka nevoje per regjistrim.

      Po mire se te gjeta :)

      Delete
    3. madje, madje, mund edhe te genjesh per emrin :)

      Delete
  4. Kur do mburre ky blog nje gje, nje, 1 :)

    ReplyDelete
  5. Ne c'do vend te varfer kshu esht,robt mendojn njere per veten skan koh te merren me komunitetin

    ReplyDelete
  6. Vallaj ktu ska kosha ne rradhe te par kshu qe dhe ja vene gjithe fajin njerezve sikur nuk shkon

    ReplyDelete
  7. Skiftero, seriozisht, ku i gjen keto titujt?! :)

    ReplyDelete
  8. Ne cdo artikull ka te pakten nje gje qe duhet ta kerkosh ne google. Po ky Uri Minzok nuk me thote gje fare...

    ReplyDelete
  9. Ketu shkruan nje apo shume persona?

    ReplyDelete
  10. Katunari qe vje nga arusha sha ka iden kshu esht kur zbresin ne qytet se tirana ka qene e paster komplet

    ReplyDelete
    Replies
    1. Keto shenjat e pikesimit si njeh fare ti vellai/motra?! :p

      Delete
  11. Kjo verteton edhe njehere se protesta per armet kimike nuk ishte nje reagim spontan i popullit per te mbrojtur cenimin e te drejtave, po hajde te dalim se eshte trendy:(

    ReplyDelete
  12. O skiftero po pse rri ne shqipri ti?

    ReplyDelete
  13. Iu hodh korcari lushnjarit: po ce re nuk kaluan dhe njer nga korca do suedezet... ne pe korce do ua kishim ber qejfin de, asnje pleher ne rruga.

    ReplyDelete
  14. Kam lexuar disa dëshmi për një magjistar dashurie të quajtur DR DAWN se si ai ka ndihmuar shumë njerëz për të rikthyer ish të dashuruarit e tyre brenda 48 orëve, Sinqerisht, thjesht po mendoja nëse kjo ishte e vërtetë dhe nëse ky njeri mund të ndihmonte vërtet të kthente të dashurin tim të cilin Unë dua shumë. Vendosa të kontaktoj sepse e dua shumë të dashurin tim dhe kemi nja dy muaj që jemi ndarë. Më ka marrë shumë malli për të, kam provuar të gjitha mënyrat e tjera për ta rikthyer, por nuk kam mundur. Unë kontaktova me DR DAWN dhe ai më tha se ish-i im do të kthehet tek unë në 48 orët e ardhshme.
    Për habinë time, ish i dashuri im u kthye pikërisht pas 48 orësh, e gjitha kjo falë Dr DAWN,
    Ai gjithashtu mund t'ju ndihmojë me
    *Spell për të mbetur shtatzënë.
    *Magji për t'u ribashkuar.
    *Shëroni çdo sëmundje.
    * magji për fat të mirë.
    *Magji për pasuri.
    Dhe të tjerët.
    Kontaktoni me të përmes: dawnacuna314@gmail.com
    Whatsapp: +2349046229159

    ReplyDelete