February 13, 2014

[Flora dhe Fauna] Lexonjësit më përzgjedhës në botë

Skifteri, duke qenë natyra më solare në sistemin diellor, ka një interes të veçantë ndaj njerëzve që e bëjnë të qeshin, pavarësisht se këta njerëz numërohen me gishtat e dorës së një çmontuesi minash. Por gjithsesi respekt maksimal për njerëzit e humorit, ky post është një tribut për batutat e pavdekshme shqiptare.

 Ato batuta që përdoren edhe sot e kësaj dite, nga njerëz së cilëve Skifteri do u bënte si dhuratë pa hezitim një trajtim komplet me Zyklon B.

Kjo është një Top 5, por janë me qindra, le të punojmë së bashku që mos ti humbim, janë thesar kombëtar. Dhe t`i japim Çezarit etj etj:

1.     “Gjithë ata burra vrapojnë pas një topi. Pse s’u japin të gjithëve nga një top dhe të rrinë rehat”. Xhevdet Hoxha, Xhevo siç njihej nga shokët, tifoz ultras i Tironës, i tha këto fjalë të famshme gjatë një ndeshjeje Partizani-Dinamo, 0-0, 1964. Pas 50 vjetësh akoma tingëllon e fuqishme, shokuese, me disa nivele, thjesht brilante. Rock on Xhevo.

2.    “Po dridhet avioni se është rruga me gropa”.  Nga Aurela Hoxha, mbesa e legjendës më sipër. Sepse dardha bie nën dardhë. Fatkeqësisht. Dhe perché io valgo se kemi kohë që kemi dashur ta përdorim po s`dinim ku ta fusnim.

3.    ”Ndaloi treni se iu ça goma”, e Kristo Peristerit, e thënë gjatë një udhëtimi në TR-DR Express. Ishin kohërat kur çunat e Sukthit thyenin xhamat e trenave me gurë, gjë që solli edhe vdekjen tragjike të Kristos...gur i mallkuar. Një Pirro modern, që luftoi me gjuhë, jo me armë.

4.    ”Mirëmbrëma” kur nxënësi vjen me vonesë dhe “Pse qesh? Na thuaj të qeshim të gjithë” po ndaj nxënësit. Kjo lloj sarkazme, më therëse se mashetat në Ruanda, u ka siguruar këtyre mësuesve antipati të përjetshme. Po të gjithë njerëzit e mëdhenj kanë shkaktuar antipati, asgjë e habitshme.

5.    ”E ke me sustë në shtëpi?” e Leonidha Dilaverit, 1972. Dera me sustë, Leonidha vdiq pa e realizuar kurrë këtë ëndërr, aksident në punishte. La tre fëmijë, njëri nga të cilët shpiku dhe patentoi derën më sustë që shohim sot.

Aq i patalentuar sa për pak bëhet simpatik për vetbesimin që ka

E pra, ndihesh bosh? Nuk di çfarë të thuash? Do të thyhesh akullin në një rreth social?

Mund të zgjedhësh një nga ato të pesta, cilëndo, ta thuash edhe pa kontekst, të gjithë do ta kuptojnë, do të të japin minimalisht një buzëqeshje, do tregosh që ti ke shumë për të dhënë, çfarë shohin të tjerët është maja e asaj gjësë që i çau gomat Titanikut (lol, e shef si u bë batuta?)…

Kështu, gjithçka nisi me një batutë. E cila u kthye në klasike. Pastaj u bë folklor. Pastaj erdhi Unesco. Pastaj doli greku dhe tha që batuta vjen nga Kallamata. Pastaj doli një studiues francez që shkroi një libër ku jepen 2-3 versione të mundshme.

Në fund erdhi Skifteri, drejtësia u vu në vend. Dhe ai pa që ishte mirë (cit.).

11 comments:

  1. Ahhhh shqiptaret e shkrete :)) O pallat 176 ku je :))

    ReplyDelete
  2. Ti dhe drejtesia sjeni taku ndonjeher....

    ReplyDelete
  3. Si shpjegohet popullariteti cope cope i ktij blogu?

    ReplyDelete
  4. Te shpegohem, meriton me shume :)

    ReplyDelete
  5. Let's make it happen :) Spread the word...:)

    ReplyDelete
  6. hihihi shprehje spektakolare

    ReplyDelete
  7. Skiftero je thjseht sh i modh :)

    ReplyDelete
  8. ore po me Llambin c'keni? :)

    ReplyDelete
  9. Kam lexuar disa dëshmi për një magjistar dashurie të quajtur DR DAWN se si ai ka ndihmuar shumë njerëz për të rikthyer ish të dashuruarit e tyre brenda 48 orëve, Sinqerisht, thjesht po mendoja nëse kjo ishte e vërtetë dhe nëse ky njeri mund të ndihmonte vërtet të kthente të dashurin tim të cilin Unë dua shumë. Vendosa të kontaktoj sepse e dua shumë të dashurin tim dhe kemi nja dy muaj që jemi ndarë. Më ka marrë shumë malli për të, kam provuar të gjitha mënyrat e tjera për ta rikthyer, por nuk kam mundur. Unë kontaktova me DR DAWN dhe ai më tha se ish-i im do të kthehet tek unë në 48 orët e ardhshme.
    Për habinë time, ish i dashuri im u kthye pikërisht pas 48 orësh, e gjitha kjo falë Dr DAWN,
    Ai gjithashtu mund t'ju ndihmojë me
    *Spell për të mbetur shtatzënë.
    *Magji për t'u ribashkuar.
    *Shëroni çdo sëmundje.
    * magji për fat të mirë.
    *Magji për pasuri.
    Dhe të tjerët.
    Kontaktoni me të përmes: dawnacuna314@gmail.com
    Whatsapp: +2349046229159

    ReplyDelete