April 8, 2013

Sunset...

Lexonjës & lexonjëse,

Kohët e fundit cilësia e postimeve nuk ka qenë ajo që jemi zotuar të ofrojmë, postet janë shkruar për 10 minuta për mungesë totale kohe. Duke qenë se kjo nuk është punë, por argëtim - asnjeri s`na detyron të shkruajmë -, preferojmë të burn out than fade away. Për një seri të gjatë arsyesh, Skifteri merr një megapushim.

Rikthehemi në 1 shtator.

Pa fjalë të tepërta, ju falenderojmë të gjithëve.

PIRS

April 5, 2013

[Life style] Dasëm në shekullin XXI

Këtë javë the girl with the falcon tattoo ka qenë në Barcelonë për një master skifterash të avancuar. Nuk po e shqetësojmë dhe i urojmë ta marrë diplomën cum laude.

Sikundërse Skifteri gjithmonë ka inkurajuar të rinjtë me potencial, hapsirën e ditës së sotme po ia lëmë Xhildionit, djalit with the falcon tattoo, një letrar i talentuar nga Medreseja (lagjja). Go Xhildi!
 

Të djelën isha i ftuar në një dasëm dhe arrita vonë. Dasma zhvillohej në një kompleks sallash dasme i cili kishte 8 të tilla. Te dera më priste një hostess me një gotë shampanjë mirëpo nuk arrita të hyja në sallë sepse një zotëri u turr pas meje për të më ndaluar. Më shpjegoi se kisha hyrë gabimisht në sallën Milano në vend të sallës Paris. Më vonë mora vesh që ekzistonin dhe sallat London, Madrid, etc, dhe në periudhë vere të gjitha ishin të prenotuara. Atë ditë kishin aktivitet vetëm 4 prej tyre. Pas një hetimi të vogël e gjeta dhe sallën Paris. 
Shtëpia ku lindi Xhildi

Festa kishte filluar, shumë dasmorë kishin dalë të vallëzonin dhe lëvizjet e tyre inkurajoheshin nga një… MC!
 

MC-ja ishte shumë energjik dhe të jepte përshtypjen se kishte gjithcka nën kontroll. Ai vendoste kronologjinë e të gjithe momenteve kyçe të dasmës: kërcimi i parë i ciftit, fjalimi i babait, etc. Kur dy të rinj u çuan të kërcenin, MC-ja i vëmendshëm u bëri shenjë se s’ishte momenti pasi në program ishte një surprizë për çiftin. Megjithatë, nuk harroi që pas surprizës të ftonte në skenë të rinjtë me një gjest galant që dukej sikur thoshte: “Tani salla është tuaja!”. 
Bursa e Medresesë (MDR). Në mars të vitit 2013 indeksi i saj kapi vlerën 12.185.

Pas disa përpjekjeve të ndrojtura improvizimi, të gjithë u pajtuan me skenarin e këtij personazhi kaq karizmatik qe ishte MC-ja. Dasma ishte shndërruar në një lloj teatri ku në rolet kryesore ishin çifti, në rolet dytësore familja, dhe figurantë ata që kërcenin. Kishte dhe spektatorë që duartrokisnin, kurse regjizor… po ai. Megjithë këto, momentet emocionuese nuk munguan. Urimi i prindit plot bujari për fëmijën i preku të gjithë. Por MC-ja që të sigurohej që të gjithë ta kuptonin fjalimin thërriti: “Na përlote, o baba M.!”. 

Pasi ktheva disa gota dhe u sigurova që gjithçka ishte në duar të sigurta bëra të ikja. Kur arrita te dera, u ktheva dhe i zgjata dorën MC-së: “Shumë e bukur shfaqja!”. Ma shtrëngoi dorën përzemërsisht dhe më falenderoi.
Pederasti mutit!

April 4, 2013

[Flora dhe Fauna] Kush ishte kafsha më e zgjuar?

Skifterse dhe skiftersa, lexonjës dhe ju që dëgjoni ata që lexojnë, jo se s'dini të lexoni po thjesht ju pëlqen ta dëgjoni nga goja e tjetrit, dje blogu shpërtheu nga shikimet dhe komentet. S'po flasim për e-mailet që reached maximum inbox size, i lamë lekët në Google duke blerë GBs. Shumë lexues ishin indiferentë ndaj politikës, thjesht ndalonin te Skifteri për të dhënë mendimin personal dhe pastaj të shikonin punën e tyre, por kurrë ndonjë post nuk ka pasur më shumë shikime. Skifteri u uron lexuesve të tij të pjellin sa më shumë që me kohën masa specifike e shqiptarëve që shqetësohen për të ardhmen të shtohet.

Tani, e-mail-et e fundit Skifteri po i lexonte gjatë një pushimi në Muzeun e Shkencës në Lisbonë, ku po zhvillohet një ekspozitë robotësh. Se çfarë lidhje ka Lisbona me robotët një Magelan e di, por ekspozita ishte spektakolare. Në qoftë se ju bie rruga mund të jetë 150-euroshi më i mirë që do shpenzoni.

Një robot për shembull.
Midis robotëve me aftësi nga më të ndryshmet të binin në sy robotët humanoidë, kryesisht japonezë, sigurisht. Është një obsesion të cilin njerëzit e kanë pasur që në lashtësi dhe i cili ka lindur bashkë me njeriun, muzikën dhe dëshirën për të fluturuar. Megjithatë Skifterit i duket i kotë. Më kot i shpjegonin japonezët Skifterit se sa i dobishëm mund të jetë një robot në shtëpi dhe kur Skifteri i pyeste pse duhet të ketë formë njeriu, japonezet bënin një fytyrë dhe më pak shprehëse nga ç'e kanë zakonisht. Mbase sepse në Japoni thuajse nuk bëjnë më fare fëmijë?

E kuptojmë fare mirë dobishmërinë e robotëve në automatizimin e proceseve të ndryshme dhe në ndihmesën që mund t'i japë njeriut në jetën e përditshme, por forma humanoide është qesharake (shihni robotin Emilio). Nëse kemi parasysh pastaj nivelin e inteligjencës artificiale çështja bëhet groteske. Thjesht marrim shembullin e kompjuterit shahist që mezi mund njeriun duke përdorur ndeshje shahu njerëzish nga e kaluara për të parë se sa patetikë janë. Le ta thonë hapur, duan të krijojnë një njeri? Është mëkati i arrogancës që te shkencëtarët manifestohet kështu, kurse te njerëzit e thjeshtë ajo mishërohet në njeriun ekspert, objektivi ynë për sot.

Njeriu ekspert nuk është ekspert në të gjitha fushat. Fushat më të zakonshme janë politika dhe futbolli. Në të shumtën e rasteve njeriu ekspert në politikë nuk ka marrë pjesë në asnjë mbledhje politike, nuk ka hyrë asnjëherë në sallën e parlamentit, nuk ka dëgjuar asnjëherë një mbledhje qeverie, por ka parë lajme, Opinion, Top Story, 4-5 pyetje nga Babaramo dhe merr rregullisht në telefon Bashkimin megjithëse u bënë vite që Teuta TV i ka shitur frekuencat.

Zakonisht eksperti i lë debatuesit të kacafyten në tavolinë dhe në fund ndërhyn për t'i vënë kapakun. Fjalitë e tij fillojnë me "S'është puna fare aty. E di ku është puna?". Idealisht bashkëbiseduesi duhet t'i thotë "ku është puna?" që ai të përgjigjet "puna është...". Mund të ketë dhe nisje të tjera të tipit "degjo, ka i gjo...", "komplikohesh kot, është shumë e thjeshtë...". Ai vjen gjithmonë i pajisur me statistika dhe fakte që ti s'i verifikon dot: "90% të njerëzve u ka ardhur në majë të hundës qeveria", "Filan politikan e ka pranuar vetë që...", "Po siguruan dhe 15.000 vota merr fund kjo punë".

Ekspertin në futboll e njihni të gjithë. Barkderr, hundlesh, kur luan vetë futboll është portier dhe topin e godet në majën e këmbës ose me të jashtmen. Nuk ka qenë asnjëherë në stadium, nuk ka parë me sytë e tij një stërvitje, s'ia ka idenë se ç'thuhet në dhomat e zhveshjes. Pas ndeshjes ama e ka në xhep përgjigjen pse ndeshja doli njish, dysh-dysh apo iks. Për ta futbolli është shumë i thjeshtë; në qoftë se bën pressing 90 minuta, e lu qondrën dhe jep 100% të maksimumit t'mundshëm.

Pastaj është eksperti i femrave. "Femra po i lëvizi sytë majtas-djathtas në lokal, po s`pati kaviljen e hollë, po foli/qeshi me zë të lartë, po po s`tentoi të paguajë, të paktën të tentojë a kupto etj etj, nuk është femër."  

Kur eksperti hapet dhe në fusha të tjera të jetës duhet të ndërhyjë shteti për sigurinë publike. Komshiu që e di veten hidraulik s'ka fundjavë mos të bëjë një riparim. Qëndroji larg kushëririt që e di veten mjek. Po të tha "është dorë me një", mos e merr. Dhe shembujt janë pafund.

Si përfundim, i dashur ekspert dhe jo vetëm, mëso politikë nga politikani, mëso futboll nga futbollisti, mëso mjekësi nga mjeku, mëso shkencë nga shkencëtari, mëso si bëhen njerëz nga Zoti... oops.

Gjeniu i vogël është shkencëtari japonez që punon për njeriun-robot. O shkencëtar japonez, në qoftë se do të bësh njeri gjej një grua dhe bëj fëmijë.

April 3, 2013

[Survivor] Rilindjen fute në...

Të dashur lëçitës,

Të gjithë ata që jetojnë në Shqipëri e kanë marrë vesh, ata që jetojnë jashtë dhe nuk kanë dëgjuar gjë të mos vazhdojnë më poshtë dhe të shikojnë jetët e tyre. Skifteri ju garanton që keni bërë zgjedhjen e duhur, cilido qoftë vendi ku keni vendosur të jetoni. Përveç Greqisë, of kors. Dhe Maqedonisë. Dhe gjithë Ballkanit tamam tamam. I cili duhet shfarosur, njerëz më të shëmtuar dhe me komplekse nuk mund të gjesh në botë.

Tani që e sqaruam këtë mund të vazhdojmë të qetë.

Edhe një gjë, premisë: Skifteri nuk është një socialist i zhgënjyer, as një demokrat që gjen rastin për të sharë anën tjetër. Skifteri mund të jetë tifoz futbolli, librash, filmash, muzike të bukur, femrash, jete nate, por kurrë tifoz partish politike. Në këto nivele Skifteri s`ka për tu ulur kurrë.

Ok, tani, dje morëm vesh qy...

Prostituta e luksit, Ndërmarrja e Punësimit LSI me 99.999(periodik)% do shkojë në zgjedhjet e ardhshme në koalicion me PS. Sepse për të mundur demonin Berisha duhet bashkim, siç ka thënë edhe Skënderbeu, i mbani mend thuprat? Hë pra. Më në fund e majta e bashkuar me një qëndrim për një qëllim. Ëndërr e bërë realitet. E sugjeroi edhe internacionalja socialiste, imagjino.

Nga ana tjetër sheh Saliun që del shumë i qetë në konferencë për shtyp dhe thotë që secila parti mund të zgjedhë të bëjë koalicion me kë të dojë.

Eu!

Saliu është ky? Tolerant, i kuptueshëm, babaxhan? Rrezikon të humbasë zgjedhjet, qeveria mbahet me një fije peri dhe ky tipi e merr me sportivitet?! Hmmm…

Pastaj sheh Ramën që del dhe fton LSI në koalicion dhe kupton që ky njeri është përfundimisht mishërimi i paturpësisë. Ky nekrofili nxori në protestë 4 njerëz kundër korrupsionit të derrit me bllok në dorë dhe tani, pasi vrau 4 veta fton në koalicion derrin? Politika është kurvë, ok, po kjo të fyen inteligjencën, sepse e merr të mirëqenë faktin që ti do votosh PS gjithsesi, me apo pa LSI. E dinë shumë mirë që populli është idiot, jo, superidiot, dhe do vazhdojë të votojë njëlloj, votat dihen pak a shumë, mjafton të bësh mbledhjen. As bëhet fjalë të ketë kosto politike për këtë lëvizje të pështirë. Piktori pa shokë që shkatërroi Tiranën do ishte i gatshëm të përdhunohej në grup nga fiset Tuareg dhe Santal bashkë për të qenë kryeministër, ç`të keqe mund të ketë një koalicion i thjeshtë...Si do i justifikosh 4 të vrarët, idiot?

Nga ana tjetër derri me bllok, si çdo derr, ka nuhatje të jashtëzakonshme, di ku duhet drejtuar për të gjetur ushqim. Votat nuk i lëvizin, duke qenë se slogani i kësaj pseudopartie është “1 votë = 1 vend pune”. Derri vë edhe kushte, imagjinoni që mund të krenohet si katalizatori i statusit kandidat të Shqipërisë, duke qenë se paska vënë si kusht për koalicionin votimin e 3 ligjeve për integrimin.

Rikthehemi te mbreti i gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen. Dhe vërtet kudo që ndodhen, duke parë sa ka dalë në modë patriotizmi/shovinizmi kohët e fundit. Tani, ky Makiaveli me siguri i ka bërë mirë llogaritë, Skifteri këtë minidorëzimin pa kushte e sheh me shumë dyshim. Me shumë mundësi Makiaveli synon të bëhet president, tashmë i intereson vetëm siguria e dy fëmijëve të tij, që kanë 27.000 kilometra katrorë të territorit të Republikës së Shqipërisë. Për prokurorinë, gjykatat dhe SHISH është kujdesur personalisht që të mos i ketë kundër, me shumë mundësi ka marrë siguri nga derri me bllok dhe plehra 2 metra që s`do ia ngacmojnë fëmijët. Kështu që ai mund të dalë në pension i qetë te Pallati i Brigadave, duke zëvendësuar Roosevelt-in shqiptar, presidentin që mbahet në këmbë i ngjitur me pështymë. Pushteti është shumë i vështirë për tu lënë, por shteti është në gjendje të mjeruar, biznesi ka ngecur, bankat nuk kreditojnë ekonominë, në qoftë se ka një moment të mirë për ta lënë pushtetin është ky. Life is now.

Këto janë thjesht hipoteza të Skifterit, por ama një konkluzion qëndron. Këta tipat për të cilët folëm janë pjellë e popullit tonë trim&liridashës dhe në pushtet i mbajmë ne, elektorati shqiptar. Me lëvizjen e djeshme, respekti i Skifterit për inteligjencën e elektoratit tonë zbriti më në fund në zero, ishte në nivele minimale gjithsesi. Dje u dha edhe goditja përfundimtare; tipat e politikës më në fund dolën dhe thanë publikisht “Ne jemi një, kokë të ndryshme të së njëjtës kuçedër, kot votoni”. Vërtet, pse duhet votuar këto zgjedhje? Na e shpjegon dot njeri?

Të paktën kujdeseshin të mbanin distancat sa për sy e faqe. Nuk paska nevojë me sa duket. Me këtë popull delesh mund të bësh çfarë të duash, mund të dalësh live në TV dhe të thuash “ju lutemi nesër të sillni motrat se do organizojë një orgji kryetari i partisë për të festuar koalicionin”, dhe prapë do votojnë njëlloj, shqiptarët janë si besimtarët, fanatikë pa logjikë, tifozë të errësuar, nuk duan të dëgjojnë, të mbyllur në idiotësinë e tyre, comfortably numb, si titulli i asaj këngës.

Mezi presim të shohim ndeshjen e ardhshme të kombëtares në Qemal Stafa. Jo vetëm se kemi shanse kualifikimi, edhe për të parë atë “O sa mirë me kenë shqiptar”.

Rreth e rreth përqark
Globi rrotullohet...

PS: Për të gjithë ata që do mendojnë duke lexuar Skifterin naiv, ça prisje ti etj etj, po ju themi që primitiviteti i këtij populli na habit pafundësisht, pambarimisht, sa mendon që i ke parë të gjitha populli yt vendos të të tregojë që di të çudisë akoma. Dhe për tu treguar të sinqertë deri në fund, Skifteri është shumë i acaruar sot nga tipat që i bien bories një nanosekondë pasi hapet semafori. Sikur ti e ke pasion të rrish në semafor. Skifteri këtyre tipave u uron një sodomizim 1-vjeçar në Guinenë Ekuatoriale 

Gjeniu i vogël është vërtet një gjeni. Marrë nga Ferma e Kafshëve (Orwell): "No question now, what had happened to the faces of the pigs. The creatures outside looked from pig to man, and from man to pig, and from pig to man again; but already it was impossible to say which was which."

April 2, 2013

[Flora dhe fauna] Luleshqerra

Përshëndetje skifteriane dhe skifterianë. Po jetojmë në një epokë ku njeriu është në qendër të vëmendjes dhe me të drejtë në një farë mënyre. Mjaft analizuam dukuritë natyrore dhe botën që na rrethon. Ka ardhur koha t'u përgjigjemi disa pyetjeve më të rëndësishme nga njeriu, te njeriu, për njeriun. Pyetjet ku jam, kush jam, ku shkoj s'e di. Pyetjet po ku ishe ti o Zot kur qeshë unë në burg. Pyetjet a po don me ma thy. Pyetjet a do të bëhesh milioner, kur do të bëhesh milioner, a duhet të bëhesh milioner apo mjafton të gjesh dashurinë e vërtetë etj.

Etj.

Thonë se për shumë pyetje përgjigjja ekziston brenda njeriut. Kurse disa pyetje, madje, e kanë përgjigjen brenda. Pra janë çështje psiqike dhe normalisht zgjidhen te psikologu.
Tani, i keni parasysh ato lojrat e "magjisë" të tipit: Mendo, një numër. Shtoji pesë. Shumëzoje me gjashtë, ngrije në fuqi të dytë, pjestoje me katër. Sa doli përfundimi? Hmm. Atëherë i bie që ke menduar numrin X? Uaaa, e pabesueshme. Mbajeni mend si mënyrë arsyetimi se do na duhet në fund.

Kështu pra, le të marrim Bertin 26 vjeç, nga Tirana. Ai është mendjehapur dhe e di që të shkosh te psikologu nuk do të thotë që je budalla. Përkundrazi, për çdo hall koke shkon te psikologu personal. "Më mirë ftillohesh direkt se sa ta mbartësh hallin me ditë kot", siç thotë dhe Berti te blogu i tij, bertiniros.blogspot.com.
Një ditë Berti vajti te Kozeta, psikologu dhe patën këtë dialog:
Më do? S'më do? Më do? S'më do?

B - Shumë i rehatshëm ky kolltuku.
K - Të pëlqen?
B - Shumë rehat. Sikur të kishe dhe televizor...
K - Le të kthehemi te problemi yt.
B - Nuk e di. Se ç'kam një si siklet. S'di ta përshkruaj.
K - Është i natyrës fizike?
B - Pfff jo. Është si tip ankthi.
K - Me të dashurën si po shkon?
B - U ndamë...
K - E pra...
B - Jo jo, s'e kam nga ajo. Shyqyr që u ndava biles. U trasha me atë.
K - Hmm. Familja?
B - Mirë faleminderit. Të fala të bëjnë.
K - Puna?
B - Mirë mirë. S'e kam as nga puna.
K - Të ka mërzitur ndonjë nga shokët?
B - Jo.
K - Interi në çfarë vendi është?
B - S'e di. S'më intereson më. Ky vit iku. Të shohim vitin tjetër tani.
K - Hmm. As nga kjo s'e paske domethënë.
B - Doktoreshë, nga e kam?
K - Me këtë doktoreshë...ironi e lirë. Nejse, shumë e vështirë për ta thënë kaq herët. Megjithatë e rëndësishme është që nuk të ka shqetësuar asnjë nga fushat kryesore të jetës. Pra nuk është e rëndësishme.
B - Kshu thashë dhe unë. Po prapë më vazhdoi sikleti. Më ka ndodhur dhe herë tjetër, por më ka kaluar.
K - Aha... Epo... Me mua do të të iki më shpejt sikleti. Kështu pra të pres pas dy ditësh. Sikleti duhet mbikëqyrur, përndryshe një djall e di ç'përmasa mund të marrë...

Tani, pa dashur t'u hyjmë në hak psikologëve dhe pa dashur të bëhemi arrogantë në një shkencë të mirëfilltë siç është psikologjia, besojmë gjithsesi se njerëzit e meritojnë një përgjigje nga vetë psikologët për një pyetje. Në ç'masë ndihmojnë mendjen në rend rritës: pranimi i së vërtetës me zë të lartë, hapja e zemrës ndaj një shoku, rrëfimi te prifti, konsulta te psikologu?

Jo, Skifteri pyet sepse është i etur për dije. Dhe sepse zemrën e hap me lexuesit e vet. Pikërisht, pyesim psikologun, kur ke lexues&komentues, ke nevojë për psikolog? Po psikologu e ndihmon dot veten?

Pas këtyre pyetjeve që mbartin një pafajësi fëminore, Skifteri, si mishërimi i dashurisë&empatisë u uron tifozëve të tij...ehm, lexuesve, një jetë plot dashuri dhe shëndet, gjëra këto që s`para arrihen pa mirëqënie, kështu që urimi ekonomik ishte i përfshirë.

Le petit génie: Shkon te psikologu => Ka ik nga trutë.  

April 1, 2013

[Anatomi] Mama Maè

Lexonjës të panumërt,

Si shkoi fundjava? Mirë? Aaa, këtu në Shqipëri? Ashtu ë…po mirë mirë, kush ta fal dhe kaq paj zotin. Nejse, meqë ra fjala Skifteri ishte në Montekarlo. Dhe në Alhambra. Dhe pastaj në Tangier, por të shtunën iu desh të kthehej për punë pune, kështu që fundjava u ndërpre aty.

Na duhet t`ju rrëfejmë diçka para se te fillojmë. Skifteri është tip shumë, po shumë solar, kështu që me ngrohjen e kohës Skifteri bëhet gjithnjë e më i cekët, temat i rrëshkasin si shiu në mushama, e prekin shumë pak, interesi për tu thelluar është tangent me zeron, blogu rrezikon dhe rrezikon shumë, kur s`i reziston dot Bujar Qamili pranverës kush jemi ne fundja…

Nejse, për të gjithë besimtarët katolikë kudo që janë; bashkë me urimin e Skifterit po ju themi që pashkët kanë qenë festim për Ishtar(Easter), perëndeshën asiriane dhe babilonase të pjellorisë dhe seksit. Simbolet e saj, si veza dhe lepurushi, ishin dhe janë akoma simbole seksi. Konstantini, perandori i famshëm që na la dhuratë krishtërimin(…), vendosi që këto të simbolizojnë Jezusin.

Tani, nga bota e përrallave kalojmë pa humbur kohë në botën reale. Skifteri vuri re që, një miku i tij i vjetër, lac 24 karatë, poston në fejsbuk këtë shprehje:

Nothing in this world is completely wrong. Even a stopped clock is right twice a day.

Ohhh...sa ndienjë brenda...


Dhe këtu e tërheqim atë që sapo thamë për botën reale. Kalojmë në botën semireale tamam tamam.

Tani, Skifteri ju garanton që ky tipi të vetmet fjalë anglisht i ka mësuar në APEX, bet, black, red, bonus, full house, 3 of a kind, 4 of a kind. Këtu mbaron anglishtja e tij.

Por ja që laci i vogël(lacthi?) tregon anën e tij sentimentale në fejsbuk, bëhet i thellë dhe bëhet simboli i 98% të përdoruesve të fejsbukut, njëri më fals se tjetri. Më falsë se feja, se patriotizmi shqiptar, rrobat e tregut çam, AUDI Q7-at me impiant gazi në bllok, buzëqeshja e Berluskonit, platformat e LSI, shorti i Champions League dhe kampionatet e Juves.

Në fejsbuk të gjithë e kanë krijuar avatarin e tyre, njerëz që ti i njeh shumë mirë dalin ekspertë të 1001 fushave në jetë. Pikë së pari, shumica dërrmuese janë artistë fotografie. Vendosin si cover një foto plot botë&ngjyra të gjetur pas orësh të tëra research-i në internet. Foto e profilit është e zgjedhur gjithashtu me shumë shumë kujdes, një që nuk i njeh direkt shokohet nga thellësia e personazhit.

Pastaj janë lakonikë…Skifteri fiks në këtë moment po hap fejsbukun dhe po shkruan disa nga këto shprehjet, pa e futur në punë kujtesën, të cilën e ka shumë selektive…

Ja, u gjetën 3 direkt:

Insomnia…
Me ty e kam…
Të gënjej sot apo ta bëj pushim?

Kaq të vdekur paskan qenë njerëzit për pak vëmendje virtuale? Nuk u duket vetja patetikë kur shkruajnë kështu? Ok, kanë “sukses”, marrin likes pa fund, po kur bëjnë log out dhe rikthehen në jetën reale?

Pastaj indinjohen për çdo gjë dhe janë shumë të ndjeshëm. Këta janë moralistët kryesorë, banalë, gjithmonë më fjali të sigurta, nuk rrezikojnë kurrë, gjithmonë politically correct.

Vdes Roland Trebicka? “Akoma na dhuron buzëqeshje kur të kujtojmë, falemnderit që na shtove jetën, RIP.”

Kapet Përrenjasi, pedofili? Indinjim i tmerrshëm në fejsbuk. “Ky duhet rrjepur në shesh, edhe varja është luks për këtë, vdekje e ëmbël.”

Nuk përmbahen dot, sapo ndodh diçka gjejnë mundësi të shkruajnë që të marrin vëmendje, duan të ndihen të pranuar…

Pse? Sepse jeta e tyre ta shpif, ose, edhe në qoftë se e parë nga jashtë nuk ta shpif, këta janë të mërzitur, të paplotësuar, të vetmuar, për të ardhur keq. E kanë problemin brenda vetes.

Por ama këta janë shumica, si i bëhet?

Gëzohesh që nuk je pjesë e shumicës, ja si i bëhet. Në heshtje, bukur, pastër, saktë.

Bleah. Duhet parë kjo puna e votës, tani seriozisht. Nuk është e mundur që çdo votë të vlejë njëlloj, duhet ponderim me IQ, firmosim një peticion dhe kërkojmë referendum për këtë?

Ah, për të fitu referendumin duhet shumica…

Nuk ka shpresë. E lëmë.

PS: Urimet më të sinqerta dy matematikanëve shqiptarë Gjergj Zaimi dhe Keler Marku, për teoremën e re të zbuluar. Ju lutemi, jeni që jeni, na gjeni një sistem votimi ku të mos fitojë më kjo shumica.

Gjeniu i vocërr: Mos u mërzit se ka qenë e shkrujtme.